E kërkon gjysma e Europës, Arsenal e lejon të largohet me kosto zero

Sport

Aaron Ramsey do të largohet nga Arsenal me parametra zero në fund të sezonit pasi klubi i ka komunikuar se nuk do t’i rinovojë kontratën.

Ramsey ishte në pritje të përgjigjes së klubit, dhe tani ka ardhur, me drejtuesit që i kanë thënë se nuk do t’ia rinovojnë kontratën për arsye financiare.

Arsenal nuk mendon se mund ta shesë në merkaton e janarit lojtarin dhe thuhet se edhe vetë mesfushori kërkon të largohet në fund të sezonit me parametra zero.

Juventus, Bayern Munich, Manchester United dhe Chelesa janë duke monitoruar situatën e tij.

Ramsey firmosi për Topçinjtë në vitin 2008 dhe ka bërë 343 paraqitje me klubin londinez.

Uellsinai ka bërë 12 paraqitje në të gjithë kompeticionet deri tani këtë sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *